Në të ardhmen, farmacinë, njerëzit do ta kenë të implantuar në trup. Një pajisje e vogël do të implantohet në trup, në përmbajtje ka qeliza të inxhinierizuara që janë në gjendje të prodhojnë ilaçe nga brenda trupit, me kohëzgjatje deri në disa javë. Aktualisht, kjo pajisje është testuar me sukses tek kaviet në laborator dhe mund të sjellë revolucion në mënyrën sesi kurohen patologjitë kronike, duke eliminuar kështu mënyrën e marrjes së ilaçeve siç e njohim deri më sot.
Pajisja është krijuar nga një grup shkencëtarësh të disa universiteteve amerikane në bashkëpunim dhe puna studimore e rezultatet janë publikuar në revistën Device.
Pajisja quhet Hobit, përmban një sistem që prodhon oksigjen me një mini-gjenerator, qeliza të modifikuara gjenetikisht, një bateri dhe pajisje mikroskopike elektrike që shërbejnë në rregullimin e oksigjenit dhe në komunikimin me pajisjet jashtë trupit nëpërmjet linjës wireless.
Në testime, pajisja është implantuar nën lëkurën e kavieve. Studiuesit kanë provuar që qelizave të modifikuara t’u japin komandë për të prodhuar tre lloje të ndryshme molekulash. Testimet kanë zgjatur 30 ditë, nivelet e medikamenteve në gjak kanë qëndruar në nivele të stabilizuara dhe të larta, dhe 65% e qelizave ka qëndruar vitale.







