Këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Zonja, gjatë një intervistë të veçantë për “Galeri”, pjesë e “E Diell” në Top Channel, ka folur për jetën e saj mes Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe për Parashqevi Simakun.
“Jam ndjerë shumë keq”, u shpreh Zonja për Parshaqevinë, ndërsa shtoi se e ka njohur personalisht dhe nuk do donte të shihte në këtë pozicion. Sakaq ajo zbuloi se nuk e ka takuar në Amerikë.
“Parashqevinë nuk e kam takuar, historia e saj është e dhimbshme, nuk u ndjeva mirë. Unë Parashqevinë e kam njohur, ka qenë këngëtarë shumë e mirë, e brishtë. Po të kishte qenë në Shqipëri do të kishte bërë karrierë shumë të suksesshme. Vërtetë jam ndjerë keq, nuk doja që atë artiste ta shihja në atë pozicion”, tha ajo.
Ndër të tjera këngëtarja foli për largimin drejt SHBA, ku u shpreh: “Pas viteve ’90 kam qenë disa herë në Amerikë për koncerte. E shikoja atë vend si vendin e mundësive të mëdha. Një ditë ne duke bërë si shaka lotarinë, siç e bënin gjithë korçarët. Ne na del dhe këtë mundësi nuk kishim si ta linim. E shfrytëzuam. Por, ishim në punë, shkonim 6 muaj, shkonim e vinim. Ditën që dolëm në pension vendosëm që të shkonim. Në korçarëve na pëlqen Amerika”.







