HomeAktualitetJo vetëm domatja, rritet dhe katraveci me 20% këtë të hënë

Jo vetëm domatja, rritet dhe katraveci me 20% këtë të hënë

Advertismentspot_img

Çmimi i Perimeve dhe i frutave është rritur sërish këtë javë, në tregjet me pakicë në kryeqytet.
Per domatet, kastravecat dhe një grup zarzavatesh të tjera, kryesisht nga importi, çmimet janë shtrenjtuar me rreth 20% . Vetëm domatet që vijnë nga Greqia kanë arritur deri në 400 lekë për kilogram në tregjet me pakicë.

Rritja e çmimit në vendet prodhuese e bën pad importimit edhe më shtrenjtë çmimin në vendin për shkak të rritjes së kostos së transportit.

“Çmimet sot janë rritur rreth 20% më shumë se ditët e tjera. Domatja dhe sallatori janë rritur më shumë, pasi pjesa më e madhe vjen nga importi. Kjo punë është çdo ditë në rritje. Qytetarët tani po marrin më pak, sepse janë mësuar me çmimet e larta. Zarzavatet janë rritur më shumë.” – shprehen tregtarët me pakicë në kryeqytet.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, aktualisht ndodhemi përballë një rritjeje më shumë abuzive të çmimeve, sesa një shtrenjtimi të justifikuar nga rritja e çmimit të naftës në vend.

Ndërsa për çmimet e produkteve vendase, që pritet të dalin së shpejti në treg, rritja konsiderohet më e justifikuar sipas ekspertëve.

Në këtë situatë, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me çmime gjithnjë e më të larta në treg, ekspertët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në zinxhirin e furnizimit për të shmangur abuzimet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular