Lidhja e krijuar mes Gimbo dhe Selin brenda reality-show-t duket se po forcohet edhe jashtë tij. Së fundmi, Gimbo ka bërë të ditur se ka kontaktuar me familjen e Selin, të cilët janë shprehur në mbështetje të raportit të tyre.
Por jo vetëm kaq. Në rrjetet sociale është vënë re edhe një tjetër zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve: motrat e Gimbos kanë vendosur të ndjekin Selin, ndërsa ajo ua ka kthyer menjëherë “follow”-in, duke dhënë sinjale për një raport që po konsolidohet edhe në nivel familjar
Ky veprim është parë nga fansat si një hap i rëndësishëm drejt seriozitetit të marrëdhënies së tyre, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo romancë pas përfundimit të reality-show-t.







