HomeAktualitet“Smart city” hyn në gjimnaze dhe 9-vjeçare, 375 kamera inteligjente në 20...

“Smart city” hyn në gjimnaze dhe 9-vjeçare, 375 kamera inteligjente në 20 shkolla në qarkun e Tiranës (LISTA)

Advertismentspot_img

Sistemi i survejimit “Smart City”, i bazuar në kamera inteligjente dhe teknologji të avancuar, pritet të implementohet së shpejti në 20 shkolla publike në qarkun e Tiranës.

Në kuadër të këtij projekti, në 9 shkolla të mesme dhe 11 shkolla 9-vjeçare do të vendosen në total 375 kamera, ndërsa të dhënat e grumbulluara do të menaxhohen nga Policia e Shtetit.

Sipas informacionit të siguruar, shkolla me numrin më të madh të kamerave do të jetë gjimnazi “Qemal Stafa”, ku parashikohet instalimi i rreth 31 kamerave. Pas saj renditet shkolla e mesme profesionale “Karl Gega” me 30 kamera, ndërsa gjimnazi “Petro Nini Luarasi” do të pajiset me 19 të tilla.

Nga shkollat 9-vjeçare, numrin më të lartë të kamerave do ta ketë shkolla “Avni Rustemi” me 24 kamera, ndërsa shkolla “Fan Noli” do të pajiset me 11 kamera inteligjente.

Ky projekt vjen pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në tetor 2024 në shkollën “Fan Noli”, ku humbi jetën një 14-vjeçar pas një konflikti me një bashkëmoshatar. Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet ndërmorën masa të forta, përfshirë edhe mbylljen përkohësisht të rrjeteve sociale si TikTok, si dhe propozuan rritjen e sigurisë në shkolla përmes teknologjisë.

Projekti “Smart City” synon të forcojë sigurinë në institucionet arsimore dhe të parandalojë ngjarje të rënda përmes monitorimit të vazhdueshëm.

Ndërkohë, ky sistem nuk do të kufizohet vetëm në shkolla. Ai parashikon ndërtimin e një rrjeti të integruar kamerash inteligjente në qytete, rrugë dhe hapësira publike në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e kontrollit dhe menaxhimit të territorit.

Në total, projekti përfshin instalimin e mbi 5 mijë kamerave inteligjente në nivel kombëtar, si dhe rreth 3 mijë kamera trupi për efektivët e Policisë së Shtetit.

Zbatimi i këtij projekti po realizohet nga kompania “Presight AI”, pjesë e grupit G42, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shkollat ku pritet të vendosen kamerat “SMART CITY”:

1-Shkolla e mesme “Qemal Stafa”, 31 kamera

2-Shkollq e mesme “Aleks Buda”, 20 kamera

3-Shkolla e mesme profesionale “Karl Gega”, 30 kamera

4-Shkolla e mesme “Isa Boletini”, 22 kamera

5-Shkolla e mesme profesionale Kamëz, 17 kamera

6-Shkolla e mesme “Ibrahim Rugova”, 23 kamera

7-Shkolla e mesme Teknike-Ekonomike, 19 kamera

8-Shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”, 19 kamera

9-Shkolla e mesme “Partizani”, 12 kamera

10-Shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, 11 kamera

11-Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, 22 kamera

12-Shkolla 9-vjeçare “Marie Logoreci” 12 kamera

13-Shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”, 20 kamera

14-Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jarani”, 17 kamera

15-Shkolla 9-vjeçare “Hoxha Tahsin”, 17 kamera

16-Shkolla 9-vjeçare “Gjon Buzuku”, 17 kamera

17-Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi”, 24 kamera

18-Shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada”, 13 kamera

19-Shkolla 9-vjeçare “Vaçe Zela”, 15 kamera

20-Shkolla 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, 14 kamera 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular