HomeAktualitetVIDEO/U gjet në gjendje kritike pranë antenave, niset me helikopter drejt Traumës...

VIDEO/U gjet në gjendje kritike pranë antenave, niset me helikopter drejt Traumës punonjësi i kompanisë celulare

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Arrëz  ku një punonjës i një kompanie celulare është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në antenat e Midës në Pukë. Rreth orës 09:20, salla operative e Komisariatit të Policisë Pukë është njoftuar nga shtetasi Gj. T., i cili ka konstatuar një person të shtrirë në fshatin Krrabë, pranë stacioneve të antenave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, emergjencat civile dhe ekipi mjekësor.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se personi i gjetur është shtetasi L. K., rreth 50 vjeç. Ai ndodhej në këtë zonë të thyer malore për të riparuar një defekt teknik në antenat e kompanisë ku ishte i punësuar. Për shkak të terrenit të vështirë dhe gjendjes kritike shëndetësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit të Urgjencës Kombëtare.

Shtetasi L. K. është transportuar me sukses drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar nëse gjendja e rënduar ka ardhur si pasojë e një aksidenti teknik apo një goditjeje shëndetësore gjatë punës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular