HomeAktualitetTronditet Stambolli/Sulmi i armatosur në konsullatën izraelite, ministri i Brendshëm turk: Kemi...

Tronditet Stambolli/Sulmi i armatosur në konsullatën izraelite, ministri i Brendshëm turk: Kemi identifikuar autorët, u futën përmes…

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes Stambollin, ku pas një sulmi të armatosur në konsullatën izraelite, një person ka mbetur i vdekur dhe katërtë tjerë janë plagosur.

I vdekur ka mbetur një prej autorëve, ndërsa dy të tjerë u plagosën, e po ashtu gjatë përplasjes me ta, janë plagosur edhe dy efektivë policie.

Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçu tha se autorët janë identifikuar.

“Tre personat që u përfshinë në një përleshje të armatosur me oficerët tanë të policisë në detyrë përpara blloqeve Yapı Kredi Plaza në Stamboll janë neutralizuar. Dy nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë në përleshje. Identitetet e terroristëve janë përcaktuar. U zbulua se ata erdhën në Stamboll nga Izmiti me një automjet me qira, njëri prej individëve ka lidhje me një organizatë që shfrytëzon fenë, dhe njëri nga dy terroristët, të cilët janë vëllezër, ka një precedent të lidhur me drogën”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular