HomeBotaUshtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni udhëtimet me tren gjatë ditës...

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni udhëtimet me tren gjatë ditës së sotme

Advertismentspot_img

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje qytetarëve në Iran të shmangin udhëtimet me tren gjatë ditës së sotme, duke përmendur arsye sigurie.

Në një postim në gjuhën perse në rrjetet sociale, ushtria u kërkon qytetarëve që “për sigurinë tuaj” të “shmangni përdorimin dhe udhëtimin me tren” në të gjithë vendin deri në orën 21:00 sipas kohës lokale. Paralajmërimi thekson se prania në trena apo pranë linjave hekurudhore “rrezikon jetën”.

Zhvillimi vjen në një moment tensioni të lartë rajonal, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me goditje ndaj infrastrukturës civile në Iran, nëse autoritetet nuk lejojnë kalim të lirë në Ngushticën e Hormuzit brenda një afati të caktuar.

Gjatë natës, Forca Mbrojtëse e Izraelit njoftoi gjithashtu se ka përfunduar një valë sulmesh ajrore që kishin në shënjestër infrastrukturë në Tehran, të lidhur sipas tyre me regjimin iranian. Sipas deklaratës, gjatë operacioneve janë vrarë edhe persona të identifikuar si anëtarë të Hezbollah.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular