Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë. Një automjet ka përplasur një kalimtare, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Ura Gjole. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.







