HomeBotaArmëpushimi dy javor, Irani nis bisedimet me SHBA! Çfarë parashikon plani i...

Armëpushimi dy javor, Irani nis bisedimet me SHBA! Çfarë parashikon plani i paqes me 10 pika për Ngushticën e Hormuzit

Advertismentspot_img

Irani ka pranuar propozimin e Pakistanit për një armëpushim dyjavor, duke hapur njëkohësisht rrugën për negociata me Shtetet e Bashkuara në Islamabad, pas presioneve intensive diplomatike dhe ndërhyrjes së fundit nga Kina.

Sipas raportimeve të New York Times, vendimi i Teheranit erdhi pas përpjekjeve të vazhdueshme të Islamabadit dhe thirrjes së Pekinit për fleksibilitet, në funksion të uljes së tensioneve në rajon.

Vendimi është marrë në një klimë shqetësimi në rritje për pasojat e mundshme ekonomike, sidomos për shkak të rrezikut ndaj infrastrukturës kritike energjetike.

Sipas tre zyrtarëve iranianë, armëpushimi është miratuar nga lideri i ri suprem, Mojtaba Khamenei.

Negociata dyjavore në Islamabad

Sekretariati i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit bëri të ditur se Teherani do të marrë pjesë në bisedime me palën amerikane në Islamabad për një periudhë dyjavore, bazuar ekskluzivisht në një plan me 10 pika.

Negociatat pritet të nisin të premten, më 11 prill, dhe mund të zgjaten me marrëveshje të përbashkët mes palëve.

Autoritetet iraniane theksojnë se pjesëmarrja në bisedime nuk nënkupton automatikisht përfundimin e luftës, duke nënvizuar se një marrëveshje finale do të arrihet vetëm pasi të përcaktohen të gjitha detajet.

Gjithashtu, theksohet se procesi zhvillohet në kushte mosbesimi ndaj palës amerikane, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve për unitet kombëtar gjatë kësaj periudhe kritike.

Plani me 10 pika, baza e negociatave

Irani pretendon se SHBA ka pranuar planin me 10 pika si bazë për negociata. Kushtet kryesore përfshijnë:

1-Angazhim për mosagresion

2-Kontrollin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit

3-Njohjen e programit të pasurimit të uraniumit

4-Heqjen e të gjitha sanksioneve  primare

5- Heqjen e të gjitha sanksioneve  sekondare

6-Shfuqizimin e rezolutave të  Këshillit të Sigurimit të OKB-së

7- Ndërprerja e të gjitha vendimeve të Bordit

8-Pagesën e kompensimeve ndaj Iranit

9-Tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni

10-Ndërprerjen e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka përshkruar planin si një “bazë pune” për një marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se nëse ndalen sulmet kundër vendit, forcat e armatosura iraniane do të ndalojnë operacionet e tyre mbrojtëse.

Për periudhën dyjavore, kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të kryhet në koordinim me forcat e armatosura iraniane dhe duke marrë parasysh kufizimet teknike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular