HomeAktualitetBordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për...

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër, e zbret në 220 lekë

Advertismentspot_img

Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit ka rishikuar sërish çmimet e karburanteve dhe ka vendosur të ulë çmimin e naftës me vetëm 4 lekë për litër, duke e zbritur në 220 lekë për litër, brenda kufirit ku aktivizohet ulja e akcizës prej 20%, me efekt 9.4 lekë për litër.

Benzina nuk ka ndryshuar në 181 lekë për litër, ndërsa gazi sërish nuk është pjesë e vendimit.

Në doganë, treguesi Platts, që përdoret për referencë nga Doganat për takimin dhe kompanitë në momentin që e hedhin naftën në treg, Platts ishte sot 1570 USD (treguesi CIF përfshirë koston e transporti dhe sigurimin), nga 1617 që ishte të premten e javës së kaluar kur u mbyll bursa.

Sipas njoftimit, Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora  15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftojnë se janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular