HomeKronikeBorxhi prej 100 eurosh çon në tentativë vrasjeje në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari...

Borxhi prej 100 eurosh çon në tentativë vrasjeje në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari Agim Visha

Advertismentspot_img

Një konflikt për një borxh prej 100 eurosh ka përfunduar me një ngjarje të rëndë në kryeqytet.

Policia e Tiranës ka arrestuar 50-vjeçarin Agim Visha, i cili pasditen e djeshme tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Myslym Keta”.

Sipas burimeve, 38-vjeçari i kishte borxh Vishës shumën prej 100 eurosh. Visha ka deklaruar se e pa rastësisht në lokal dhe iu afrua për t’i kërkuar lekët.

Fillimisht mes tyre shpërtheu një debat me fjalë banale, derisa 38-vjeçari e goditi me shpullë. Në atë moment, Visha nxori armën dhe e kërcënoi, duke shkaktuar panik tek të pranishmit.

Pamjet filmike të publikuara nga policia e dokumentojnë momentin kur Visha nxjerr armën dhe tenton të sulmojë.

Pas incidentit, ai u përpoq të largohej, por u kap menjëherë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit nr.4.

Agim Visha rezulton person me precedentë penalë. Të dy jetonin në të njëjtën zonë, ndërsa 38-vjeçari ka pohuar në polici se e kishte borxhin, por nuk donte që t’ia shlyente.

Policia ka sekuestruar armën e përdorur dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular