Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj, në një intervistë në News24, është pyetur mbi kandidimin e tij në Tiranë dhe mundësinë e angazhimit në politikë.
Në përgjigjen e tij, Binaj zgjodhi një mënyrë ironike, duke cituar një fjali nga kënga e fushatës së PS në 2003.
“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, u shpreh ai, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por duke lënë të hapur mundësinë e një përfshirjeje të mundshme në të ardhmen.
Binaj u përzgjodh disa muaj më parë si kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Tiranës, por më pas me anulimin e zgjedhjeve dhe kalimin e kohës, PD paralajmëroi se do të ketë kandidatin e saj për kryeqytetin, duke fshirë emrin e Binajt si mundësi kandidimi.







