HomeAktualitet“Ngushtica e Hormuzit e mbushur me mina”/Irani u kërkon anijeve të ndjekin...

“Ngushtica e Hormuzit e mbushur me mina”/Irani u kërkon anijeve të ndjekin rrugë alternative

Advertismentspot_img

Marina e Gardës Revolucionare iraniane ka lëshuar udhëzime të reja për anijet që kalojnë në Ngushtica e Hormuzit, duke paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të minave në rrugët e zakonshme detare. Vendimi vjen në një moment tensionesh të larta pas përplasjes së fundit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Sipas mediave iraniane, anijeve u kërkohet të ndjekin dy korridore alternative më afër bregdetit iranian, në vend të rrugëve të zakonshme në det të hapur. Autoritetet ushtarake theksuan se ky ndryshim synon shmangien e rrezikut nga minat detare dhe rritjen e sigurisë së lundrimit.

Në deklaratën zyrtare, të shoqëruar me një hartë detare, theksohet se rrugët e reja kalojnë në jug dhe në veri të Ishullit Larak, një pikë kyçe për hyrje-daljet në rajon. Anijeve u kërkohet që, deri në një njoftim të dytë, të koordinojnë lëvizjet e tyre me Marinën e Gardës Revolucionare.

Për të hyrë në Gjirin Persik nga Deti i Omanit, mjetet detare duhet të kalojnë mes bregdetit iranian dhe ishullit Larak, i cili konsiderohet një pikë strategjike kontrolli. Ndërsa për daljen nga Gjiri, rruga kalon në jug të ishullit, duke shmangur itinerarin më të shkurtër pranë bregdetit të Omanit.

Të dhënat e fundit tregojnë se disa anije tashmë kanë nisur të përdorin këto korridore alternative, të cilat kalojnë brenda ujërave territoriale iraniane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular