Sot në Kamëz promovohet libri më i ri i Ahmet Prençit, romani “Ministri”. Në sallë e shkollës “Angela Merkel” e cila pritet të jetë e tejmbushur fal organizimit të shtëpisë Botuese Mediaprint dhe Bashkisë Kamëz ku me qindra dashamirës të librit, shokë, miqë, kolegë, të afërm do të kenë mundësinë për të takuar nga afër shkrimtarin Prençi.
Në një njoftim të kryebashkiakut Rakip Suli në Facebook shkruhet: -“Bashkia Kamëz ju fton në promovimin e librit “Ministri” me autor Ahmet Prençi. Shkolla “Angela Merkel”, Kamëzm, 9 Prill, 11:00′.
Edhe autori Prençi teksa e shperndan kete njoftim shkruan: -“Ju mirpres nesër miqt e mi dhe te librit. Faleminderit Kryetarit të përkushtuar Rakip Suli dhe botueses së mrekullueshme Elda Velaj”.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e romanit më të ri “Ministri” nga autori Ahmet Prençi, ditën e enjte, më 9 prill, në orën 11:00, në shkollën “Angela Merkel” në Kamëz. Ky takim organizohet nga shtëpia botuese “Mediaprint” në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz” – thuhet ne nje njoftimi te mehershem te Shtëpisë Botuese Mediaprint. Te pranishem veç kryetarit te Bashkise Kamez Rakip Suli pritet te jene dhe personalitete te letrave shqipe.







