Tension i ri po regjistrohet në gadishullin korean, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar raketa balistike të njëpasnjëshme, duke shkaktuar shqetësim në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, herët këtë mëngjes u zbuluan disa raketa me rreze të shkurtër veprimi të një lloji të panjohur, të cilat u nisën nga zona Wonsan dhe u drejtuan drejt Detit Lindor, duke udhëtuar rreth 240 kilometra. Disa orë më vonë, pasoi një tjetër nisje në të njëjtin drejtim.







