Universiteti i Gjirokastrës mirëpriti Blendi Fevziun në një forum me studentët, në kuadër të projektit EU4EduGovRegAL
Gjirokastra vijon të afirmohet si një qendër e rëndësishme e dialogut akademik dhe publik, ku universiteti dhe rinia kontribuojnë aktivisht në diskutimet për të ardhmen evropiane të vendit.
Në këtë kuadër, ditën e djeshme Universiteti i Gjirokastrës mirëpriti Blendi Fevziun në një forum me studentët, duke krijuar një hapësirë të hapur për reflektim mbi sfidat dhe perspektivat e integrimit evropian.
Ky aktivitet dëshmon rolin e universitetit si një aktor kyç në formimin e mendimit kritik dhe në përgatitjen e të rinjve për rrugëtimin drejt Evropës.







