Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë, sot pasdite në fshatin Nikël. Sipas informacioneve paraprake kunati ka vrarë me armë zjarri kunatin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verjon, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu.
“Në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht”, mëson gazetari.
Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.
Mësohet se ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë.







