HomeAktualitet“Shkoi me shoqen time të ngushtë”, telashe për legjenden e futbollit, e...

“Shkoi me shoqen time të ngushtë”, telashe për legjenden e futbollit, e dashura 35 vite më e re e lë pas akuzave për tradhti

Advertismentspot_img

Legjenda e futbollit brazilian, Romário, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë jo për arritjet sportive, por për jetën e tij personale.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ish-fituesi i Kupës së Botës është ndarë nga e dashura e tij, Tiffany Barcelos, një studente e stomatologjisë rreth 35 vite më e re se ai, pas akuzave për tradhti.

Burime për median britanike The Sun bëjnë me dije se shkak i ndarjes dyshohet të jetë një marrëdhënie e Romários me një mike të ngushtë të partneres së tij, Barbara Cavalcanti.

Situata u përkeqësua pasi ish-futbollisti u pa në Fernando de Noronha, një nga destinacionet më të njohura turistike në Brazil, në shoqërinë e vajzës në fjalë, ku u fotografuan së bashku me miq të përbashkët.

Pas zbulimit të situatës, Tiffany Barcelos vendosi t’i japë fund menjëherë lidhjes, e cila kishte zgjatur vetëm disa muaj dhe kishte përfshirë edhe udhëtime në destinacione të njohura si Buenos Aires.

Deri më tani, Romário nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto raportime.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular