HomeAktualitetU dënuan për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe tre të tjerë...

U dënuan për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe tre të tjerë kërkojnë pafajësi, bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Advertismentspot_img

Ish kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe tre të dënuar të tjerë kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pafajësi

Tre personat e tjerë që kanë bërë rekurs janë Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, të cilët janë gjetur fajtorë për shpërdorim detyre rreth tenderave në bashki.

Gjykata e Lartë me dorëzimin e rekursit ka hedhur shortin ku dhe është caktuar si relator gjyqtari i lartë Genti Shala.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi më 16 shtator të vitit të kaluar, lënien në fuqi të dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre”, të dhënë nga shkalla e parë, lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Megjithatë, përveç periudhës së qëndrimit në qeli nga arrestimi i tij më 6 qershor 2023 deri më 27 shkurt 2024, kur u lirua për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit, Dako shleu rreth 11 ditë burg, pasi pjesën tjetër e ka vuajtur në “arrest shtëpie”, që gjithashtu njihet si vuajtje dënimi.

Dako u lirua nga qelia tetë muaj pas arrestimit, pasi u konstatua se SPAK nuk arriti të përfundonte hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve, detyra që mbetën pas shqyrtimit të kërkesës për gjykim. Ai qëndroi në masën e sigurimit “arrest shtëpie” deri në vendimin e Apelit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular