HomeKronikeIu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë....

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat

Advertismentspot_img

Zbardhen të tjera detaje nga baza e municioneve që u zbulua sot në Picallë të Tiranës. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se poseduesi i arsenalit, Oltjan Qershori ka qenë më herët pjesë e Forcave të Armatosura, por i përjashtuar nga ushtria për sjellje jo korrekte pak vite më parë.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kishin informacion se Qershori kishte një armë “sharrz” pa leje dhe organizuan operacionin. Por kur kanë mbërritur te shtëpia e tij në Picallë, 41-vjeccari ka parë makinat me fenelina të policisë dhe ka ikur me vrap.

Në shtëpi kanë gjetur më pas gjithë arsenalin dhe vetëm nënën e tij brenda, e cila fillimisht ka pretenduar se nuk janë armët e tyre.
Qershori nuk rezulton me precedent të regjistruar, por dyshimet janë të forta se po bashkëpunonte me grupe kriminale për shitjen e tyre.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular