HomeKulturePjesëmarrje impresionuese e lexuesve në promovimin e romanit “Ministri” të Ahmet Prençit/Nga...

Pjesëmarrje impresionuese e lexuesve në promovimin e romanit “Ministri” të Ahmet Prençit/Nga Sakip Cami

Advertismentspot_img

Nga Sakip Cami

Shkrimtari dhe diplomati Ylljet Aliçkaj që e mori fjalën i pari në këtë promovim, duke vështruar sallën e mbushur plot e përplot, me njerëz që qëndronin në këmbë, vuri në dukje se kishte kohë që kjo nuk ndodhte dhe pikërisht këtu në Kamëz, në qytetin e panaireve të librit kjo ndodh, ndodh për një shkrimtar të dashur të tyre, Ahmet Prençin. Romani i tretë “Ministri” është një skenar i plotë për një film serial të botës që kalojmë.
Ndërsa shkrimtari dhe diplomati Arben Çejku theksoi se ky roman, ashtu sikurse edhe romanet “Brenga e prokurorit” dhe “Anja” është pjesë e realizmit social, që pasqyron jetën siç është, jo e realizmit socialidt që e pasqyron jetën siç duhet të jetë. Pikërisht për këtë, ky roman është tërheqës sepse lexuesit i ngjan personazhi me persona realë të jetës së tij, me policë, deputetë e ministra që nuk e kanë justifikuar votën dhe besimin e tyre.
Shkrimtari Ben Blushi theksoi se të tillë roman me këtë ngarkesë emocionale e jetësore mund ta shkruajë vetëm Ahmet Prençi që ka patur detyra të rëndësishme si drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit dhe përvojë të madhe jetësore, duke shtuar këtu edhe kërkesën e lartë artistike të tij.
Botuesja Elda Velaj theksoi se Shtëpia Botuese “Media Print” dhe redaksis e saj ka bashkpunuar gjatë me autorin Prençi pët të paraqitur variantin më të mirë të këtij romani që finalizon trilogjinë e tij të suksesshme.
Moderatorja dhe gazetarja Monika Stafa që moderoi bukur këtë promovim herë herë u zu “ngushtë” në këtë promovim pa skema e shabllone, pa diskutime akademike, por me fjalë zemre.
E bënë edhe më të bukur këtë takim interpretimet plot ndjenja të aktorëve Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj me pjeë të shkëputura të romanit.
Në fund të promovimit lexues të shumtë “rrethuan” shkrimtarin Ahmet Prençi duke i marrë autografe e duke e falenderuar.
Një falenderim i veçantë u bë për organizatorët, Shkollën 9 vjeçare “Angela Merkel” e Bashkinë e Kamzës dhe kryetarin e saj Rakip Suli që mori pjesë në promovim si një lexues i thjeshtë dhe dashamirës i librit duke preferuar të qëndrojë në sallë midis tyre.
Ishte një festë e librit që kishim kohë pa e shijuar.

Pjesëmarrje impresionuese e lexuesve në promovimin e romanit “Ministri” të Ahmet Prençit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular