HomeLifestyleNga piktura te dashuria për futbollin, moderatorja sportive që po shkëlqen në...

Nga piktura te dashuria për futbollin, moderatorja sportive që po shkëlqen në stadiumet shqiptare

Advertismentspot_img

Një zemër e ndarë në dysh mes pikturës dhe futbollit, moderatorja sportive, Aejda Durishti, me klasin dhe sharmin që e karakterizon, duket se po “rrëmben skenën”, në stadiumet shqiptare.

E diplomuar për pikturë dhe tekstilë mode, Aejda, me finesën e një artisteje të vërtetë, kujdeset në detaje që të shkëlqejë jo vetëm në studion e emisionit “Ora Sport”, por edhe në tribunat e stadiumeve, ku shihet shpesh të ushtrojë me profesionalizëm punën e saj.

Ky angazhim në fushë e sportit, nuk e pengon aspak bukuroshen e ekranit, që ta ketë fokusin edhe te piktura, pasi prej kohësh, Aejda, ka hapur edhe akademinë e saj, ku ofron kurse pikture, duke u shndërruar në një shembull inspirimi për të gjithë të rinjtë, falë talentit dhe profesionalizmin që e karakterizon.

Edhe pse në një moshë të re, Aejda Durishti, është duke hedhur hapa galopante në karrierën e saj, ku sukseset duken të garantuara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular