HomeAktualitet“Jemi BKH-ja!”, si u rrëmbye biznesmeni i ri mes Tiranë dhe u...

“Jemi BKH-ja!”, si u rrëmbye biznesmeni i ri mes Tiranë dhe u mbajt gjithë natën peng

Advertismentspot_img

Një biznesmen i ri është marrë peng në kryeqytet nga tre të rinj, dy prej të cilëve u arrestuan këtë të hënë nga policia e kryeqytetit.

 Hysen dhe Kevin Neza që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës.Të dy kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur Jurgen Neza.

Biznesmeni 32-vjeçar u mor peng pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku biznesmeni ishte duke konsumuar një kafe.  Sapo është larguar nga lokali dhe ka hyrë në një rrugicë, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze. Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e kanë detyruar të hipte në automjet.

Raporton se dy vëllezërit K.N dhe J.N si dhe djali i xhaxhait të tyre H.N janë të njohur për policinë me precedent penal për vjedhje dhe konflikte të ndryshme, por edhe si përdorues droge.

“Jemi BKH-ja!”

I rrëmbyeri është një biznesmen nga Divjaka me inicialet F.S dhe gjatë kohëve autorët i kanë monitoruar të gjitha lëvizjet e tij.

32-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në afërsi të zonës së ish-Parkut, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre i janë afruar sapo është çuar nga kafja në një rrugicë ku i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë futur në makinë.

Fillimisht i kanë kërkuar 2 milion euro, por pasi 32-vjeçari ka kundërshtuar ata e kanë dhunuar dhe më pas i kanë kërkuar 1 milion euro, por sërish i riu ka thënë se nuk ka aq para.

Tre autorët më pas i kanë kërkuar “500 mijë euro” ku e kanë liruar që ky të shkonte të merrte paratë. Ata e kanë mbajtur gjithë natën në magazinën në Xhafzotaj dhe e kanë liruar në mëngjes.

Biznesmeni menjëherë i është drejtuar policisë ku i ka treguar rastin. Dy të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime para grupit hetimor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular