Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi, një muaj pasi u arrestua teksa drejtonte makinën nën efektin e alkoolit dhe drogës.
Këngëtarja është shtruar vullnetarisht në një qendër mjekësore, thanë disa të afërm të saj për mediat.
Shtrimi i saj në një qendër rehabilitimi vjen tre javë para se 44-vjeçarja të paraqitet në një gjykatë në Kaliforni.
Sjellim ndërmend se muajin e kaluar, Britney Spears u arrestua nga autoritetet amerikane duke drejtuar mjetin e saj tip “BMW’ mbi shpejtësinë e lejuar në një autostradë në Kaliforni.
“Britney do marrë të gjitha hapat e duhur dhe do bashkëpunojë me autoritetet ligjore dhe shpresojmë që kjo të jetë një pikë kthese për jetën e saj”, tha disa të afërm të këngëtares për BBC-në.
Britney Spears është një nga këngëtaret më të famshme me hite si: Baby one more time, Toxic, Everytime, Give me more, etj. Për 13 vite deri në 2021, këngëtarja ishte një një mbrojte personale dhe financiare nga babai i saj.







