HomeSportPresidenti i Napolit bën propozimin e veçantë për kartonët dhe pozicionin jashtë...

Presidenti i Napolit bën propozimin e veçantë për kartonët dhe pozicionin jashtë loje: Pjesët të jenë nga 25 minuta

Advertismentspot_img

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka propozuar disa ndryshime në rregullat e futbollit, duke synuar rritjen e shikueshmërisë dhe dinamikës së lojës.

Në një intervistë për “New York Times”, ai sugjeroi reduktimin e kohëzgjatjes së pjesëve nga 45 në 25 minuta, duke aplikuar vetëm kohën efektive të lojës.

Një tjetër propozim i tij lidhet me zëvendësimin e kartonëve me penalitete kohore, ku lojtarët do të largoheshin nga fusha për 5 ose 20 minuta.

De Laurentiis kërkoi gjithashtu rishikimin e rregullit të pozicionit jashtë loje, duke argumentuar se anulimi i golave për milimetra dëmton spektaklin.

Sipas tij, këto reforma do ta bënin futbollin më tërheqës për brezat e rinj, të cilët i konsiderojnë ndeshjet aktuale shumë të gjata. Kreu i klubit italian njihet për qëndrimet e tij dhe dëshirën për të modernizuar strukturën e sportit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular