HomeKronikeAkuzat/ Plagosja me thi*ë e të miturit gjatë përleshjes së dhunshme mes...

Akuzat/ Plagosja me thi*ë e të miturit gjatë përleshjes së dhunshme mes grupeve, arrestohet 19-vjeçari, procedohen 4 adoleshentët!

Advertismentspot_img

Një ditë pas përleshjes së dhunshme mes dy grupeve të adoleshentëve në lagjen nr. 2 të Korçës, me pasojë plagosjen e një të mituri, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar 5 prej të dyshuarve për ngjarjen, ku njëri është arrestuar dhe të tjerët u proceduan penalisht.

Burime zyrtare thanë sot (14 prill) se i arrestuari është A.P., 19 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda. Tre prej të dyshuarve janë po të mitur, kurse i plagosuri është 15 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 18 vjeç dhe 3 shtetas të mitur, banues në Korçë (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 15 vjeç)”, bëri me dije policia vendore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ata janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

I arrestuari A. P. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës thikë 15-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një send i fortë (dru) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular