HomeAktualitetE droguan në hotel dhe e lanë në rrugë, 19-vjeçarja me origjinë...

E droguan në hotel dhe e lanë në rrugë, 19-vjeçarja me origjinë shqiptare humb jetën në Greqi

Advertismentspot_img

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Kefaloni të Greqisë, pasi u la pa ndjenja në mes të sheshit nga tre persona që ishin me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Argostoli, ku e reja, të cilës mediat greke i referohen si Myrto, u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Sipas hetimeve, gjithçka nisi në një dhomë hoteli, ku 19-vjeçarja kishte shkuar rreth mesnatës me një 23-vjeçar. Më pas, në dhomë janë bashkuar edhe dy persona të tjerë, mes tyre një 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar shqiptar.

Dyshohet se gjatë natës kanë konsumuar lëndë narkotike, madje sipas dëshmive, kjo ka ndodhur dy herë.

Në një moment, vajza ka humbur ndjenjat. Por në vend që ta çonin në spital, të rinjtë e kanë nxjerrë jashtë dhe e kanë transportuar drejt qendrës së qytetit.

Pamjet e kamerave të sigurisë i kanë zbuluar. Një prej tyre, sportist i peshave të rënda, shihet duke e mbajtur 19-vjeçaren në krahë, ndërsa dy të tjerët e shoqërojnë. Ata e lënë Myrto-n në gjendje të rëndë pranë sheshit dhe largohen.

Sipas të dhënave, vajza ka qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë pa ndihmë, çka dyshohet se i ka kushtuar jetën.

Vetëm më vonë është njoftuar ambulanca, e cila e ka gjetur pa ndjenja dhe e ka dërguar në spital, ku mjekët luftuan për rreth një orë për ta rikthyer në jetë, por pa sukses.

Ekspertiza paraprake tregon se shkaku i vdekjes është arrest kardiak, ndërsa priten analizat toksikologjike për të konfirmuar përdorimin e drogës.

Pasi e braktisën në rrugë, tre të rinjtë janë kthyer në hotel dhe kanë pastruar dhomën, ndërsa kanë marrë edhe telefonin e vajzës, në përpjekje për të zhdukur gjurmët.

Ata janë identifikuar nga policia përmes kamerave dhe tashmë akuzohen për vrasje nga pakujdesia. Të tre djemtë pritet të dalin para gjykatës të premten në orën 10:00, ku do të japin shpjegime për ngjarjen dhe do të përballen me akuzat e reja.

Ndërkohë, familja e 19-vjeçares, me origjinë nga Shqipëria, është në gjendje shoku dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Babai i saj ka deklaruar se vajza nuk kishte lidhje me drogën dhe dyshon se mund të jetë ndikuar nga personat që ishin me të.

Ndërkohë, trupi i 19-vjeçares Myrto është dërguar në Patra për kryerjen e autopsisë, e cila pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Greqi, ndërsa mediat vendase bëjnë një pyetje: nëse Myrto do të ishte dërguar në kohë në spital, a do të ishte sot gjallë?

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular