Aktivisti dhe ish-kandidati i PD-së për deputet në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, është në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi i hedhur pas shpërthimit të tensioneve në protestën kombëtare të PD-së.
Ai është transportuar me barelë më pas me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të fikëti.
Fillimisht pas mbylljes së fjalës së Sali Berishës, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë.
Kjo situatë solli ndërhyrjen e policisë me gaz lotsjellës, situatë që dyshohet se solli edhe këtë gjendje të Kalasë, i cili ra në tokë pa ndjenja.







