HomeBotaTragjedia në Kahramanmaraş/ Turqia përcjell me lot 9 viktimat, mësuesja humbi jetën...

Tragjedia në Kahramanmaraş/ Turqia përcjell me lot 9 viktimat, mësuesja humbi jetën duke mbrojtur nxënësit

Advertismentspot_img

KAHRAMANMARAŞ – Një heshtje e rëndë dhe dhimbje e papërshkrueshme ka mbuluar qytetin e Kahramanmaraş-it, ndërsa sot u janë dhënë lamtumira e fundit viktimave të sulmit të përgjakshëm në shkollën tetëvjeçare “Ayser Çalık”. Masakra e shkaktuar nga një 14-vjeçar la pas 9 të vdekur, mes të cilëve 8 fëmijë dhe një mësuese heroinë.

Gjatë ceremonive mortore, vëmendjen e mori akti sublim i mësueses së matematikës, Ayla Kara. Sipas dëshmive nga vendngjarja, ajo u doli para plumbave për të mbrojtur nxënësit e saj, duke flijuar veten në përpjekje për të shpëtuar jetët e tyre.

Gjatë varrimit në lagjen Tekir, bashkëshorti i saj, Ramazan Kara, u ligështua dhe humbi ndjenjat nga tronditja, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve mjekësore. Në ceremoninë e saj mori pjesë edhe Ministri i Arsimit, Yusuf Tekin.

Në xhami të ndryshme të qytetit u mbajtën namazet e xhenazes për engjëjt e vegjël që humbën jetën në bankat e shkollës:

Autori i sulmit, İsa Aras Mersinli (14 vjeç), nxënës i klasës së 8-të, hyri në shkollë me armë që i përkisnin babait të tij (ish-punonjës policie) dhe hapi zjarr në dy klasa përpara se të vriste veten.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular