HomeAktualitetPërplasja në protestën e PD/4 protestues dhe 5 policë të dëmtuar, u...

Përplasja në protestën e PD/4 protestues dhe 5 policë të dëmtuar, u shoqëruan 22 persona dhe u sekuestruan 4 çanta me molotovë

Advertismentspot_img

Në protestën e mbrëmshme të opozitës të shoqëruar me tensione, 4 protestues janë dëmtuar si pasojë e përplasjes me policinë, ndërsa nga radhët e policisë janë lënduar 5 efektivë.

Të lënduarit ndodhen të shtruar në QSUT prej mbrëmjes së djeshme, me lëndime në pjesë të trupit.

Një prej të plagosurve është dhe aktivisti i PD, Aulon Kalaja, i cili u vizitua mbrëmjen e djeshme nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Ndërsa ministri i Brendshëm Besfort Lamallari së bashku me drejtuesin e policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizituan nga afër 5 efektivët e plagosur në protestë

Tensionet mes policisë dhe protestuesve, nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, gjë që u shoqërua me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, e papritur prej tyre dhe eksponentëve të PD që u gjetën të papërgatitur çka solli edhe përplasje fizike.

Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spraj lotsjellës dhe u transportuan në spital si edhe disa protestues të dëmtuar nga gazi lotsjellës.

Një efektiv policie u lëndua gjithashtu për shkak të një kapsolle që i shpërtheu në trup. Policia shoqëroi 22 persona ndërsa u sekuestruan 4 çanta me molotovë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular