HomeKronikePunonjësi i dehur i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Bashkisë shkakton aksident me...

Punonjësi i dehur i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Bashkisë shkakton aksident me 3 të plagosur dhe 4 makina të shkatërruara, Policia e arreston!

Advertismentspot_img

Një aksident në lagjen Varosh të Gjirokastrës dy ditë më parë ka përfunduar në shkatërrimin e 4 automjeteve dhe plagosjen e 3 personave, pa rrezik jetën.

Protagonisti i ngjarjes bëhet me dije se ka qenë punonjësi i Sektorit të Mirëmbajtjes së Bashkisë Gjirokastër, i cili ka qenë në timon në gjendje të dehur.

Pas aksidentit, policia konfirmoi sot (18 prill) se ka arrestuar V.B., 55 vjeç, ndaj të cilit u ngritën dy akuza.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen Varosh, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete”, tha policia vendore.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 3 persona, që u mjekuan në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular