HomeRajoniMegaoperacion në Kosovë kundër lojërave të fatit, kontrollohen 50 lokale dhe biznese,...

Megaoperacion në Kosovë kundër lojërave të fatit, kontrollohen 50 lokale dhe biznese, 34 të arrestuar

Advertismentspot_img

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar një operacion të madh të zhvilluar kundër lojërave të fatit dhe veprimtarive të dyshuara të paligjshme, i shtrirë në disa qytete të vendit.

Aksioni është zhvilluar në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë bastisur rreth 50 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa të dyshuara për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar 34 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme, 5 automjete, armë zjarri dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për bixhoz ilegal.

Me vendim të prokurorit, 29 të dyshuar janë dërguar në ndalim, ndërsa pjesa tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Në Skenderaj janë kontrolluar 15 lokacione dhe janë arrestuar 8 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacione të ngjashme do të vijojnë, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe aktiviteteve të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike në vend

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular