Një grup prostitucioni është zbuluar në Shkodër, ku policia vuri në pranga pesë persona.
Në pranga u vunë 3 vajza nga Kolumbia, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.
U arrestuan gjithashtu edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.
Autoritetet sekuestuan një shumë parash, të dyshuar të përfituara nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.
“Si rezultat i operacionit “Rent Home 3”, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
-F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, thuhet në njoftimin e bluve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshm







