HomeSocialeZonja e publikut ndërhyn mes sherrit të vëllezërve Bashkimit dhe Gazmirit: Mos...

Zonja e publikut ndërhyn mes sherrit të vëllezërve Bashkimit dhe Gazmirit: Mos u ngopshi! Turp!

Advertismentspot_img

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, dy vëllezërit Bashkimi dhe Gazmiri ndodhen përballë njëri-tjetrit në një ballafaqim, aspak të qetë. Bashkimi i kërkon pjesën që i takon Gazmirit, në banesën që ua ka lënë trashëgimi babai.

Duke qenë se në certifikatën familjare rezultojnë 10 fëmijë, Bashkimit i takon vetëm 1/10, të cilën Gazmiri e përllogarit si “5 pllaka”.

Pas diskutimit, u pa dhe votimi i publikut, i cili i dha të drejtë Gazmirit. Njëra nga zonjat e publikut, Hamideja, e cila kishte mbështetur Gazmirin, ndërhyn mes debatit të vëllezërve.

Ardit Gjebrea: Hamide në një moment e pashë që po diskutoje me zonjat, çfarë po diskutoje? Pse i dhe të drejtë Gazmirit?

Hamide: I dhashë të drejtë Gazmirit, sepse ai me një shtëpi, me 2 dhoma dhe një kuzhinë ka edhe dy vëllezër brenda, kurse ai zotëria ka një hyrje, kërkon që t’i marrë edhe një dhomë të vëllait.

Gazmiri: Faleminderit! Kjo është e drejta.https://www.youtube.com/embed/yOmB4RHUV3s

Abazi: Ashtu të intereson ty prandaj!

Gazmiri: Nuk jam vetëm për vete, kam edhe dy vëllezër të tjerë dhe ata janë me fëmijë.

Hamide: Mos u ngopshi!

Abazi: Ne nuk kemi të drejtë që të hymë në shtëpi fare?

Gazmiri: Hiç fare.

Bashkimi: Atë shtëpinë si do e mbash ti, do e mbash të mbyllur?!

Gazmiri: Është puna ime.

Hamide-Bashkimit: Ti e ke shtëpinë tënde, pse kërkon pjesë te vëllai?! Çfarë shtëpie kërkon ti?! Ti e ke një shtëpi, ti të bëhesh me 4 dhoma, kurse ky të rrijë me një dhomë. Hapeni more një çik zemrën se është turp!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular