HomeAktualitetBlero pritet të bëhet sërish baba/Eronita, partnerja e këngëtarit zbulon gjininë e...

Blero pritet të bëhet sërish baba/Eronita, partnerja e këngëtarit zbulon gjininë e bebit

Advertismentspot_img

Vetëm pak ditë pas konfirmimit të shtatzënisë, Eronita, partnerja e këngëtarit të njohur Blero, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa nga detajet më personale të kësaj periudhe të veçantë.

Përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo iu përgjigj kurioziteteve të fansave dhe hodhi dritë mbi disa nga spekulimet që kishin qarkulluar në rrjetet sociale dhe portalet rozë.

Lajmi më i gëzueshëm që ajo konfirmoi ishte gjinia e bebit, çifti është në pritje të një djali.

WhatsApp-Image-2026-04-21-at-10.12.26

Eronita u ndal gjithashtu te një nga temat më të përfolura rreth çiftit, diferenca e moshës. Ajo tregoi se mes saj dhe Bleros ka një diferencë prej 17 vitesh, duke i dhënë fund çdo hamendësimi të mëtejshëm në rrjet.

WhatsApp-Image-2026-04-21-at-10.12.27-1

Në fund, ajo ndau edhe një detaj më të lehtë dhe familjar nga përditshmëria e çiftit: zgjedhjen e emrit për djalin që pritet të vijë në jetë. Sipas saj, ajo ka një emër të preferuar prej kohësh, por Blero kërkon diçka më të veçantë dhe nuk është bindur ende nga asnjë opsion.

WhatsApp-Image-2026-04-21-at-10.12.27

Kjo periudhë vjen vetëm pak muaj pasi Blero kurorëzoi dashurinë me Eronitën në një ceremoni private, duke nisur një etapë të re në jetën e tij personale. Pas martesës së mëparshme me Afrona Dika dhe asaj me aktoren Teuta Krasniqi, këngëtari po përjeton një tjetër fazë të rëndësishme familjare, tashmë në pritje të ardhjes në jetë të djalit të tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular