HomeAktualitetBritania dhe Franca marrëveshje të re për emigrantët, Londra do t’i paguajë...

Britania dhe Franca marrëveshje të re për emigrantët, Londra do t’i paguajë Parisit 660 milionë paund për të kufizuar kalimet në Kanalin Anglez

Advertismentspot_img

Mbretëria e Bashkuar do t’i paguajë Francës edhe 660 milionë paund në kuadër të marrëveshjes së re tre vjeçare për të forcuar masat kundër migracionit të parregullt në Kanalin Anglez, raportojnë mediat britanike.

Marrëveshja vjen pas përfundimit të një pakti të mëparshëm dhe negociatave të gjata mes dy vendeve për ndarjen e kostove dhe përgjegjësive.

Plani parashikon një rritje të ndjeshme të pranisë së forcave të sigurisë, me rreth 1,100 oficerë nga policia, ushtria dhe shërbimet e inteligjencës, një rritje prej 40%. Një element i ri është krijimi i një njësie kundër trazirave me 50 efektivë, të trajnuar për kontrollin e turmave dhe ndalimin e migrantëve që përpiqen të hipin në varka të vogla. Fondet britanike që do t’i jepen Parisit do të përdoren gjithashtu për pajisje si mburoja, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Marrëveshja përfshin edhe masa të tjera konkrete, krijimin e pesë njësive të reja policore, shtimin e 20 oficerëve detarë për të ndaluar varkat në ujëra të cekëta, zgjerimin e njësisë së inteligjencës për të luftuar kontrabandistët e njerëzve, si dhe përdorimin e helikopterëve dhe sistemeve të avancuara të mbikëqyrjes.

Sipas qeverisë britanike, bashkëpunimi me Francën ka ndihmuar tashmë në ndalimin e mijëra kalimeve dhe në kthimin ose deportimin e rreth 60,000 personave pa të drejtë qëndrimi. Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi marrëveshjen si “historike”, duke theksuar se ajo do të rrisë kontrollin kufitar dhe do të godasë rrjetet e kontrabandës.

Megjithatë, organizatat që mbrojnë të drejtat e refugjatëve e kanë kritikuar ashpër këtë marrëveshje. Ato paralajmërojnë se përdorimi i taktikave të forta policore, përfshirë kontrollin e trazirave, mund të çojë në rritje të dhunës ndaj azilkërkuesve, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas tyre, fokusi tek siguria nuk adreson arsyet kryesore që i shtyjnë njerëzit të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme, si lidhjet familjare, gjuha apo mungesa e rrugëve të sigurta për të kërkuar azil.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se më shumë se 6,000 persona kanë mbërritur këtë vit në Britani përmes këtij rrugëtimi, një rënie prej 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por ende një sfidë e madhe politike dhe humanitare për qeverinë britanike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular