HomeSportSpanja mban frymën për Lamine Yamal, dyshimet e para mbi dëmtimin dhe...

Spanja mban frymën për Lamine Yamal, dyshimet e para mbi dëmtimin dhe shanset e sulmuesit për Botërorin

Advertismentspot_img

Spanja po mban frymën për Lamine Yamal. Pasi Cancelo u zëvendësua për shkak të një dëmtimi në minutën e 20-të edhe sulmuesi i Barcelonës u detyrua të largohej në minutën e 40-të nga ndeshja e djeshme me Celta Vigon.

Lamine fitoi një penallti dhe më pas e shënoi, por menjëherë pas kësaj ai ndjeu dhimbje në kofshën e majtë dhe bëri shenjë për zëvendësim. Ekzaminimet fillestare raportojnë një tërheqje muskulore.

Nëse në testet e sotme do të verifikohet ky dëmtim, do të thotë se Barcelona do të duhet të vijojë pa yllin katalanas në pjesën e mbetur të sezoni, teksa kombëtarja e Spanjës duhet “mbajë frymën”.

Aktualisht jemi rreth 50 ditë nga nisja e Botërorit, teksa për rikuperimin e Yamal do të duhej afro një muaj dhe në harkun e 20 ditëve do të duhej të kthehej në formë për të udhëhequr Spanjën drejt Botërorit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular