HomeKronikeVijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!

Advertismentspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita ka fimosur ndryshime të shumta në drejtimin e strukturave,

Bëhet e ditur se Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor, në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar si shef rendi në Përmet.

Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska merr drejtimin e Komisariatit të Fierit.

Ndryshime ka edhe në nivelet drejtuese të krimit, ku Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.

Oficeri i karrierës Islor Islami, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Lezhës, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar.

Janë bërë publike një sërë ndryshimesh në radhët e Policisë së Shtetit, që përfshijnë emërime dhe komandime në disa qarqe të vendit.

Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier

Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan

Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet

Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë

Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier

Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë

Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat

Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër

Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë

Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)

Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin

Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë

Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban

Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular