HomeAktualitetVrasja e shqiptarit në Suedi dhe plagosja e shoqes së tij, kush...

Vrasja e shqiptarit në Suedi dhe plagosja e shoqes së tij, kush është i riu nga Fieri, trupi i tij mbërrin te familja

Advertismentspot_img

Trupi i 20-vjeçarit shqiptar i cili humbi jetën në Helsinborg të Suedisë pas disa të shtënave me armë zjarri ka mbërritur sot te familja e tij në qytetin e Fierit ku do të përcillet drejt banesës së fundit.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së datës 14 të këtij muaji dhe vuri në alarm autoritetet lokale, të cilat rrethuan menjëherë zonën dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Gjatë sulmit, mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Viktima ishte Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e nesërm

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular