HomeSocialeHeqja dorë nga sheqeri për 6 javë… Çfarë ndryshon realisht në trup...

Heqja dorë nga sheqeri për 6 javë… Çfarë ndryshon realisht në trup dhe mendje?

Advertismentspot_img

Rikthimi në konsumimin e një ëmbëlsire nuk rezultoi aq i këndshëm sa më parë..

Heqja dorë nga sheqeri i shtuar për disa javë mund të sjellë ndryshime të dukshme në energji, oreks dhe mirëqenie mendore. Kjo është përfundimi i një eksperimenti personal të gazetares së shëndetit në BBC, Melissa Hogenboom, e cila vendosi të mos konsumojë asnjë formë sheqeri për gjashtë javë.
Ajo pranon se, megjithëse ushqehej relativisht shëndetshëm, konsumonte çdo ditë ëmbëlsira.

“Mbikonsumimi i sheqerit është jashtëzakonisht i zakonshëm në dietat moderne dhe gjendet shumë shpesh te produktet që përmbajnë edhe aditivë të shumtë”, shkruan ajo në artikullin e saj në BBC.

Sheqeri më i përhapur nga sa mendohet

Gjatë eksperimentit, gazetarja zbuloi se shmangia e sheqerit ishte më e vështirë nga sa pritej. Ai gjendet edhe në ushqime të papritura si sanduiçë, ushqime të gatshme apo buka e zakonshme.

Sipas udhëzimeve ushqimore në SHBA, rekomandohet më pak se 50 gramë sheqer në ditë, ndërsa në Britani rreth 30 gramë. Megjithatë, konsumi real shpesh i tejkalon këto kufij.

“Ne dalim nga barku i nënës duke na pëlqyer shijet e ëmbla, është pjesë e qumështit të nënës në ato ditë të para kur supozohet të shtosh shumë në peshë. Problemi jemi bërë shumë të mirë në ofrimin e ëmbëlsisë me çmim shumë të ulët”, pohoi Ashley Gearhardt, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Miçiganit.

Efektet në trup dhe tru

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i shpeshtë i sheqerit rrit shpejt nivelin e glukozës në gjak dhe, nëse ndodh vazhdimisht, mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe rrezik për diabet të tipit 2. Dietat e pasura me sheqer lidhen gjithashtu me obezitetin, inflamacionin dhe probleme të shëndetit mendor.

“Sëmundjet që lidhen me dietën, si diabeti, tani po vrasin njerëz përtej alkoolit dhe ushqimi i pashëndetshëm po konkurron me duhanin për t’u bërë substanca më vdekjeprurëse në botë”, thotë Gearhardt.

Sipas ekspertit të dëmeve të konsumimit të sheqerit, Robert Lustig, fruktoza dëmton mitokondritë dhe ul energjinë, duke shkaktuar lodhje dhe irritim.

Ndërsa dietologia dhe profesoresha e asociuar e shëndetit dhe mirëqenies në Universitetin Binghamton në SHBA, Lina Begdache thekson se sheqeri mund të ndikojë në tru në mënyrë të ngjashme me substancat që krijojnë varësi.

“Kur hamë sheqer, aktivizohet sistemi i shpërblimit në tru dhe rritet dopamina”, shpjegoi ajo.

Ditët e para: dëshira të forta

Në fillim, heqja dorë nga sheqeri nuk ishte e lehtë. Gazetarja përjetoi dëshira të forta, sidomos në evente sociale. Kjo, sipas ekspertëve, lidhet me efektin “varësues” që sheqeri mund të krijojë.

Megjithatë, pas disa ditësh, trupi fillon të përshtatet. “Shijet ripërshtaten dhe bëhen më të ndjeshme ndaj ëmbëlsisë natyrale”, shpjegon Gearhardt.

Pas disa javësh: më pak dëshira dhe më shumë energji

Rreth javës së tretë, dëshira e saj për ëmbëlsira filloi të zbehej. Snack-et u zëvendësuan me alternativa më të shëndetshme si fruta, arra dhe ullinj.

“Pragu për të ndjerë ëmbëlsinë ulet ndjeshëm, kështu që nuk ke më nevojë për shumë sheqer”, pohon dietologia Dalia Perelman.

Çfarë ndodh kur rikthehet sheqeri?

Pas gjashtë javësh, rikthimi në konsumimin e një ëmbëlsire nuk rezultoi aq i këndshëm sa më parë.

“Kur më në fund rifillova të përdor pak sheqer në formën e një biskote me tre copëza çokollate nuk kisha aspak dëshirë ta haja. E detyrova veten për qëllimet e këtij artikulli të shihja se si do të reagonte trupi im. Kishte shije shumë të ëmbël dhe shijoja më shumë sheqer sesa çokollatë. Ndjeva edhe një rënie të energjisë, dhe menjëherë pas kësaj bëra një sy gjumë në mes të pasdites. Ajo ëmbëlsirë që haja rregullisht nuk ishte më një ëmbëlsirë. E ndalova pas disa kafshatave”, deklaroi gazetarja pas eksperimentit të saj.

Ajo vendosi të mos rikthehet në konsum të përditshëm, por ta kufizojë vetëm në fundjavë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular