HomeKronikeSherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset...

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thi*ë

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pazari i Vjetër i Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e thikës.

Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Konflikti ka nisur fillimisht si përplasje verbale, por më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.

Më pas, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka plagosur një nga personat e tjerë.

Të tre të përfshirët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige gjatë konfliktit.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, ndërsa grupi hetimor pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular