HomeAktualitetQeni-robot “ruan” liderët në Forumin e Delfit

Qeni-robot “ruan” liderët në Forumin e Delfit

Advertismentspot_img

Forumi Ekonomik i Delfit ka pasur forca “speciale” për ruajtjen e sigurisë, dhe nuk e kemi fjalën për numrin e madh të efektivëve, por për praninë e një qeni-robot.

Ky robot, i cili zëvendëson një qen policie, është hera e parë që vihet në funksion nga autoritetet greke. Ai ofron mundësi të avancuara mbikëqyrjeje, veçanërisht në zona të vështira për t’u arritur, si dhe transmeton në kohë reale pamje me rezolucion të lartë drejt qendrave operative.

Pamjet nga patrullimet e para në ambientet e forumit tregojnë saktësi të lartë në lëvizjet e tij dhe mënyrën se si integrohet në planin e sigurisë.

Duke qenë se bëhet fjalë për një aktivitet me përmasa globale, ku marrin pjesë liderë dhe personalitete nga e gjithë bota, kërkohen masa të rrepta sigurie dhe përdorimi i teknologjisë më të avancuar që disponon policia greke.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular