HomePolitikeEMRAT/Përfundon votimi në degët e PD-së Përmet dhe Tepelenë, zgjidhen kryetarët e...

EMRAT/Përfundon votimi në degët e PD-së Përmet dhe Tepelenë, zgjidhen kryetarët e rinj, në Maliq dhe Kolonjë rizgjidhen kryetarët aktualë

Advertismentspot_img

Degët e Partisë Demokratike në Përmet dhe Tepelenë kanë përmbyllur procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të tyre.

Në degën e PD-së në Përmet, Arson Lipe është rizgjedhur kryetar, pas një gare me Roland Bonjon. Ndërkohë, në degën e PD-së në Tepelenë, Malo Sadikaj është rizgjedhur gjithashtu në krye të degës, në një garë me Sevo Micin dhe Laviola Gumën.

Deputeti i PD-së Tritan Shehu në një postim ne rrjetet e tij sociale shprehet se, procesi zgjedhor është zhvilluar në një atmosferë gare dhe pjesëmarrjeje, duke u vlerësuar si një moment që forcon më tej strukturat dhe kohezionin e degëve të Partisë Demokratike në këto zona.

Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku në të dyja rastet janë rizgjedhur drejtuesit aktualë.

Në degën e Maliqit, në garë ishin dy kandidatë, Jani Rovari dhe Nevjon Kodrasi. Në këtë proces morën pjesë 604 votues. Në përfundim të numërimit, Nevjon Kodrasi arriti të sigurojë 458 vota, duke u rizgjedhur sërish në krye të kësaj dege, ndërsa rivali i tij, Jani Rovari, mori 139 vota.

Ndërkohë, në degën e Partisë Demokratike në Kolonjë, garuan Viktor Duro dhe Nikolla Papajani. Nga votimi, Viktor Duro siguroi 124 vota, duke u konfirmuar sërish në detyrë si kryetar i degës, ndërsa Nikolla Papajani mori 80 vota.

Procesi i zgjedhjeve u zhvillua në mënyrë të qetë në të dyja këto degë, pa u shënuar asnjë problematikë apo incident gjatë votimit dhe numërimit të votave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular