Politologu Ardit Gjinali, i ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites”, A2CNN me gazetarin Pandi Gjata, përcolli një koment të shkurtër mbi zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Bullgari të dielën e shkuar. Gjinali nënvizoi situatën politike, e njëjta e pasuar nga rreth tetë proçese zgjedhore parlamentare prej vitit 2021, proçese zgjedhore që kanë prodhuar qeveri në numra të brishta parlamentarë, të ekspozuara drejtëpërdrejt nga luhatjet dhe krizat e ndryshme politike.
Skena politike në Bullgari është shenjuar nga dominimi politik i partisë së qendrës së djathtë “GERB”, lideri i së cilës është Bojko BORISOV, një figurë polarizuese dhe kontroverse që ka përcjellë reagime të shtuara veçanërisht në dyshimet për korrupsion, dukuri të pranishme në qeverisje të periudhave të gjata.
RADEV, president i Bullgarisë në nëntë vitet e fundit, i dorëhequr në Janar 2026, viti i fundit i mandatit të tij të dytë Presidencial, përkatësia politike e qendrës së majtë; i njëjti përcolli një akt të fortë politik me dorëheqjen nga posti Presidencial dhe arriti suksesshëm të shkundte shumicën e shoqërisë Bullgare përmes mesazheve të forta ku theksi qëndror ishte premtimi për luftën e pakompromis ndaj korrupsionit; një mandat i fuqishëm i fituar për shkak të agjendës politike të brendshme.
RADEV, i njohur si kritik ndaj mbështetjes së BE për Ukrainën dhe njëkohësisht për marrëdhënie të mira individuale me Presidentin Rus PUTIN, përbën një psherëtimë politike për Brukselin zyrtar dhe një nënqeshje të Moskës zyrtare për shkak të sikletit të Brukselit zyrtar. Përtej zërave skeptikë, Gjinali nënvizoi që linja politike e RADEV nuk do jetë e njëjtë me të tillën të FICO, por do jetë një zë politik që do japë në fund mbështetjen, por mbështetja do jetë e bartur me shumë “por” , fakt që mund të vonojë vendimmarrje. Në fund, Gjinali theksoi që fitorja e RADEV nuk do të përbëjë ndryshim të qasjes Bullgare ndaj mosmarrëveshjes me Maqedoninë e Veriut dhe zhbllokimit të proçesit në mungesë të një reflektim ftues, reflektim i përcjellë dhe nga RADEV në mbyllje të fushatës së tij zgjedhore.







