HomeBotaSulmi me armë ku ishte Donald Trump rikthen kujtimet e atentatit ndaj...

Sulmi me armë ku ishte Donald Trump rikthen kujtimet e atentatit ndaj Ronald Reagan 45 vite më parë, ndodhi në të njëjtin hotel

Advertismentspot_img

Sulmi me armë që ndodhi në hotelin Hilton  Washington në Connecticut Avenue, është i i njëjti hotel ku në vitin 1981 u qëllua presidenti amerikan Ronald Reagan, raporton BBC.

Ngjarja historike ndodhi më 30 mars 1981, kur autori John Hinckley Jr. hapi zjarr ndaj Reagan teksa ai po kthehej drejt limuzinës së tij pas një fjalimi brenda hotelit.

Reagan i mbijetoi sulmit, por u plagos rëndë nga një plumb që devijoi pasi goditi automjetin presidencial, duke i depërtuar në kraharor, duke i thyer një brinjë dhe duke i dëmtuar mushkëritë. Ai u transportua me urgjencë në spital dhe doli disa ditë më vonë, më 11 prill.

Gjatë të njëjtit atentat u plagosën edhe disa persona të tjerë, përfshirë zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë të asaj kohe, James Brady, një agjent të Shërbimit Sekret dhe një oficer policie lokal.

Brady pësoi dëmtime të rënda në tru dhe mbeti me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tij. Problemet shëndetësore që pasuan nga plagosja kontribuuan në vdekjen e tij në vitin 2014.

Një vit pas sulmit, Hinckley u shpall i pafajshëm për arsye të paaftësisë mendore, por u dërgua për trajtim në një repart të sigurisë së lartë, ku qëndroi deri në  në vitin 2016.

Edhe sot, një pllakë përkujtimore në fasadën e hotelit Ëashington Hilton shënon vendin ku ndodhi atentati, duke e bërë këtë vend një pikë simbolike në historinë e sigurisë presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular