HomeKronikeI qëlluar me një plumb në kokë, shqiptari gjendet i vdekur në...

I qëlluar me një plumb në kokë, shqiptari gjendet i vdekur në një stallë në Greqi

Advertismentspot_img

Një shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle në zonën Burnia, në Kalamatë, pasditen e sotme (28 prill).

Mediat greke bëjnë me dije se ai ka marrë një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Ka qenë bashkëkombësi i tij, në banesën e të cilit po qëndronte, ai që e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Po ashtu, dyshohet se shqiptari, i cili punonte në stallën në fjalë, ka pasur një zënkë e pronarin e tij

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor nga Korinthi.

Deri më tani, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet greke po hetojnë në disa pista..

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular