HomeLifestyleSpotify zbulon këngët më të dëgjuara të të gjitha kohërave: një këngë...

Spotify zbulon këngët më të dëgjuara të të gjitha kohërave: një këngë e vitit 2000 po i sfidon të gjitha. Ja top 10-shja

Advertismentspot_img

Pas 20 vitesh nga laniçmi, Spotify ka zbuluar artistët, albumet dhe këngët më të dëgjuara në historinë e platformës. Dhe po, ka disa emra që nuk surprizojnë askënd.

Taylor Swift kryeson listën e artistëve më të dëgjuar, ndërsa “Blinding Lights” nga The Weeknd mban vendin e parë si kënga më e dëgjuar ndonjëherë. Por historia më interesante nuk është në majë të listës, por pak më poshtë.

Mes hiteve të epokës së streaming si “Shape of You”, “As It Was” apo “STAY”, shfaqet një këngë që i përket një tjetër kohe: “Yellow” nga Coldplay, e publikuar në vitin 2000, shumë përpara se Spotify të ekzistonte.

E renditur në vendin e 15-të, “Yellow” është kënga më e vjetër në top 20 dhe ndoshta më domethënësja.

Në një industri ku gjithçka duket se favorizon atë që është e re, virale dhe e promovuar fort, kjo listë tregon diçka tjetër: këngët që mbeten janë ato ku njerëzit kthehen vazhdimisht.

Në albumet më të dëgjuara, “Un Verano Sin Ti” nga Bad Bunny mban vendin e parë, një shenjë që muzika globale nuk ka më nevojë për anglishten për të dominuar.

Artistët më të dëgjuar të të gjitha kohërave në Spotify

1. Taylor Swift
2. Bad Bunny
3. Drake
4. The Weeknd
5. Ariana Grande
6. Ed Sheeran
7. Justin Bieber
8. Billie Eilish
9. Eminem
10. Kanye West

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular