HomeLifestyleU shtrua në spital, Zayn Malik anulon turneun në SHBA! Artisti zbulon...

U shtrua në spital, Zayn Malik anulon turneun në SHBA! Artisti zbulon gjendjen e tij shëndetësore! Mesazhi për fansat

Advertismentspot_img

Zayn Malik ka vendosur të anulojë turneun e tij solo të ardhshëm në SHBA, si dhe dy paraqitje në Mbretërinë e Bashkuar, pas publikimit të një fotografie të tij nga spitali. Ai ka theksuar se është mirë dhe se po rikuperohet në shtëpi.

Ish-këngëtari i grupit “One Direction”, njoftoi fansat e tij përmes Instagramit se është detyruar të ndryshojë programin e tij për muajt e ardhshëm, duke shpjeguar se do të reduktojë numrin e shfaqjeve në turneun “Konnakol”, në mënyrë që të rikthehet në skenë në kushte më të mira.

Zayn Malik (5)

Përmes një “Instagram Story” të publikuar të premten, më 1 maj, ai falenderoi publikun për mbështetjen, dashurinë dhe urimet për shëndetin e tij, duke shkruar: “E kam ndjerë dashurinë tuaj dhe do të thotë gjithçka për mua. Po rikuperohem në shtëpi, jam mirë dhe do të kthehem më i fortë dhe më i mirë se më parë”.

Më pas shtoi: “Më është dashur të rishikoj edhe një herë programin tim për muajt e ardhshëm dhe të zvogëloj numrin e shfaqjeve në turneun Konnakol. Dua të sigurohem që të mund të dal dhe të takoj sa më shumë prej jush që të jetë e mundur”.

Zayn Malik (1)

Edhe pse këngëtari nuk ka sqaruar shkakun e anulimeve, disa ditë më parë ishte raportuar se ai ishte shtruar së fundmi në spital, ndërsa një fotografi e tij nga aty kishte qarkulluar në internet.

Turneu “Konnakol”, i cili mori emrin nga albumi i tij i ri, fillimisht ishte planifikuar të përfshinte 31 koncerte në mbarë botën, me nisje më 12 maj në Mançester. Tani pritet të nisë më 23 maj, me vetëm nëntë paraqitje.

Zayn Malik (4)

Malik do të mbajë koncertin e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar në O2 të Londrës më 23 maj, ndërsa një ditë më vonë do të performojë në Mançester.

Ndërkohë, janë anuluar shfaqjet në Glasgow, Birmingham dhe Dublin, ndërsa koncertet e planifikuara në Meksikë, Argjentinë, Kili, Peru dhe Brazil pritet të zhvillohen normalisht.

Zayn Malik (2)
Night Four! 🩷🩷🩷 (2)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular