HomeAktualitetVIDEO/ Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës: 2 fëmijë...

VIDEO/ Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës: 2 fëmijë të vdekur të moshës 10 vjeç, i treti në gjendje të rëndë transportohet drejt Traumës. Ndalohet drejtuesi 57 vjeç

Advertismentspot_img

Policia e Durrësit ka dhënë detaje përmes një njoftimi zyrtar mbi aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës.

Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, banor i zonës, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular